Vriten dy persona të dyshuar si militantë të ISIS

15/03/2019 - 12:04

Autoritetet ruse njoftuan se kanë vrarë dy militantë të dyshuar të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik. Komiteti Kombetar Antiterror tha se dy personat e armatosur u qëlluan për vdekje pasi refuzuan urdhërin e policisë për të ndalur veturën me të cilën po udhëtonin.

Ata para se të vriten hapën zjarr ndaj forcave të policisë. Incidenti ndodhi në qytetin Stavropol Krai që kufizohet me rajonet e banuara me shumicë myslimane të Dagestanit, Çeçenisë, Ingushetisë dhe Kabardino-Balkaria.

Militantët islamikë në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë kanë ndërmarrë disa herë sulme ndaj policisë, myslimanëve të moderuar dhe zyrtarëve lokal.

Disa militantë islamikë në këtë rajon kanë postuar disa herë video përmes të cilave kanë konfirmuar se janë përkrahës të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS), shkruan REL. Autoritetet ruse vlerësojnë se rreth 2 mijë qytetarë rusë kanë luftuar si pjesëtarë të IS-it në Siri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autori i masakrës së të premtes në dy xhamitë në Christchurch, në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 persona, kishte planifikuar edhe

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm.

Një neozelandez 18 vjeçar e shpërndau në Facebook transmetimin live të atentatit – dhe prandaj ndodhet para gjyqit.

Një burrë në Kaliforni u arrestua për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Van Buren County në vitin 1986.

Përurimi i “Muzeut Arkeologjik të Trojës” në perëndim të Turqisë, ka rritur sërish tonet mes Athinës dhe Ankarasë, kësaj here rreth prete

Tre persona kanë humbur jetën deri më tani në SHBA, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar reshjet e fuqishme.

Pas disa orë kërkimesh, policia holandeze e arrestoi të dyshuarin për sulmin me armë në një tramvaj në qytetin Utrecht, ku mbetën të vrar

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është zotuar që të mos përmendë kurrë emrin e autorit të masakrës në dy xhami të vendit, k

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W.

Tre veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, tha prefekti i këtij qyteti