Vritet ish-prezantuesja televizive

11/05/2019 - 16:12

Zyrtarët afganë thonë se është qëlluar për vdekje, një ish-prezantuese televizive. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi tha se ish-gazetarja Mena Mangal, është qëlluar për vdekje në një qark të Kabulit mëngjesin e sotëm.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes e shfaqin trupin e Mangal të shtrirë në tokë, e mbuluar me gjak. Ajo kishte punuar për më shumë se një dekadë si prezantuese në televizionin privat Tolo-TV dhe për televizionin kombëtar Shamshad TV.

Ajo gjithashtu ishte angazhuar në rrjetet sociale, ku kishte diskutuar për të drejtat e grave afgane në punë dhe për të drejtën e vajzave afgane që të shkollohen.

Së fundmi, Mangal ishte bërë këshilltare për kulturë në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan, e njohur si Wolesi Jirga.

Raimi, tha se Mangal është sulmuar më shumë nga me shume se një person dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai tha se një njësi speciale e policisë po heton vrasjen e saj. Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas

Reshje të mëdha janë raportuar sot në Stamboll, me përmbytje në disa zona si dhe Pazarin e Madh, ndërsa zyrtarët thanë se një burrë u gje

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo negociatë të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke thënë se vendimi bëhet “plotësisht me fajin e veprime

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, është shprehur se gjashtë vende të BE-së kanë rënë dakord që të marrin rreth 150 migrantë të cilë

Katër nga pesë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova një vit më parë, po për

Xhihadistët kanë rrëzuar një aeroplan të qeverisë siriane dhe kanë zënë rob pilotin, i pari i këtij lloji pas përshkallëzimit të konflikt

Teoritë rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili ishte në qendër të një çështje gjyqësore me akuzat e trafikimit për seks, ka

Japonia ka këshilluar më shumë se 300,000 persona që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturi