Vritet me breshëri plumbash në mes të ditës reperi amerikan (FOTO & VIDEO)

05/08/2020 - 21:31

Reperi nga Chicago, FBG Duck, është qëlluar për vdekje në një sulm të papritur në mes të ditës afër Magnificent Mile.

Të shtënat ndodhën rreth orës 4.37 pasdite të martën në Rrugën Lindore Oak në lagjen Gold Coast, ku Duck dhe dy shokë po bënin pazar në butiqet e pasura të zonës, raporton Daily Mail.

Policia thotë se dy vetura u larguan dhe katër persona dolën jashtë dhe hapën zjarr, duke goditur tre viktimat, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

FBG Duck, 26 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Carlton D. Weekly, u transportua në një spital të zonës, ku u konfirmua vdekja e tij. Një burrë 36-vjeçar dhe një grua 26-vjeçare u dërguan gjithashtu në spitalet e zonës dhe të dy ishin në një gjendje të rëndë, tha policia.

Videoja tronditëse nga ngjarja tregon Weekly dhe anëtarët e tjerë pas të shtënave, ku shihen dy burra të shtrirë në rrugë me lëndime.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë mijë klube, përfshirë restorante, piceri dhe bare në kryeqytet, të menaxhuara nga Camorra. Kjo është ajo që del nga një hetim i kara

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e pavarur që operon pranë BE ka përditësuar listën e kuqe të s

Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Kryeministri i Kebekut njoftoi sot kufizime të reja për rajonet e Montrealit dhe Kebekut që kalojnë në nivelin më të lartë të alarmit për

Situata po eskalon në kufirin Armeni- Azerbajxhan teksa pala e parë tashmë akuzon zyrtarisht Turqinë se ka ndërhyrë në luftë dhe ka sulmu

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.