Vritet në Austri kritiku i liderit çeçen Kadyrov

06/07/2020 - 17:28

Një 43-vjeçar azilkërkues rus është vrarë dje në qytetin austriak të Gerasdorf me një plumb në kokë pranë qendrës tregtare të qytetit.

Gerasdorf ndodhet 20 km larg kryeqytetit Vienë, ndërsa për ngjarjen forcat speciale kanë arrestuar një tjetër qytetar rus Linz.

Mediat vendase thonin se si viktima dhe i dyshuari ishin qytetarë nga Çeçenia, ndërsa viktima sipas tyre është opinionisti çeçen Mamihan Umarov, i cili ka kritikuar vazhdimisht udhëheqësin rajonal Ramzan Kadyrov në kanalin e tij të rrjetit Youtube “Anzor from Vienna”, në gjuhën çeçene.

Umarov e quante veten në rrjetin “punonjës të ministrisë së sigurisë të Republikës së Ichkeria” dhe fliste për përfshirjen e forcave speciale ruse në gjurmimin e emigrantëve politikë dhe separatistëve çeçenë në Evropë.

Në Ukrainë, Mamihan Umarov ka qenë dëshmitar i vrasjes së ushtarakes vullnetare çeçene Amina Okuyeva, dhe dëshmia e tij ndihmoi në ngritjen e akuzave kundër organizatorit të mundshëm të saj Salah Delimbekovich Humaidov.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur të enjten se rreziku i përhapjes së koronavirusit përmes ushqimit është shumë i ulët, n

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombët

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të ç

Italia po përjeton shtim të rasteve ditore me Covid-19 javët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë

Autoritetet në jug të Kinës thanë sot se kishin gjetur gjurmë të koronavirusit në krahët e ngrirë të pulave të importuara nga Brazili.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet

Presidenti frances, Emanuele Macron dhe bashkeshortja e tij, Briggide po kalojnë disa ditë pushime në jug të Francës.

Një vajzë e porsalindur nga Kina është braktisur nga prindërit e saj në një kosh mbeturinash vetëm disa orë pasi kishte ardhur në jetë.

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në