Walker: Deklaratat e Vuçiç për Reçakun, njësoj si ato të Millosheviçit

14/01/2020 - 19:16

Ish-ambasadori amerikan, William Walker, i cili gjatë vitit 1999 ka shërbyer si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, shprehu kundërshtimin e tij për të gjithë ata që nuk e pranojnë masakrën Reçakut, e ndodhur me  më 15 janar të vitit 1999.

Walker aktualisht ndodhet në Kosovë për 21-vjetorin e  masakrës së Reçakut, ku forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.

Duke folur në një konferencë në Prishtinë, ai bëri polemikë në distancë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se masakra e Reçakut nuk ishte e vërtetë. Walker tha se kur i dëgjon deklaratat e Vuçiçit, iu rikujtuan ato të Sllobodan Millosheviçit, i cili sipas tij fliste njësoj për Reçakun.

“Unë nuk jam këtu sot të vërtetoj se Reçaku nuk ishte gënjeshtër. Bota e ka kuptuar se Reçaku ka ndodhur, ku dyzet e më shumë banorë të një fshati të pambrojtur janë masakruar. Aty është kryer një krim lufte dhe është kryer nga forcat e sigurisë së Beogradit, nën komandën e Sllobodan Millosheviçit. Njerëzit më pyesin rreth reagimit tim ndaj presidentit serb, Vuçiç, i cili më ka quajtur një gënjeshtar, duke thënë se Reçaku nuk ka ndodhur. Reagimi im ishte se po dëgjoj fjalët e Sllobodan Millosheviçit edhe një herë. Reçaku ka ndodhur, bota mësoi për të, bota reagoi”,- tha Walker.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar  më herët se “krimi në Reçak ka qenë i fabrikuar”, deklaratë e cila  ka nxitur reagime të ashpra të autoriteteve të Kosovës, që kanë cilësuar këtë deklaratë si mohim të krimeve të luftës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria amerikane thotë se një ndër universitetet më të njohura në botë, ai i Yale-t, po diskriminon në mënyrë të paligjshme ndaj aplikue

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vende

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve, të cilat jan

Rajoni spanjoll, Galicia, ka ndaluar pirjen e duhanit në hapësira publike pas shqetësimeve se rrit rrezikun për përhapje të koronavirusit

Belgjika ka përjetuar javën më të nxehtë në historinë e saj meteorologjike, njoftoi raportuesi më i famshëm i motit në këtë vend, David D

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur të enjten se rreziku i përhapjes së koronavirusit përmes ushqimit është shumë i ulët, n

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombët

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të ç