Vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

Ata regjistrohen tek qendrat e posaçme dhe pastaj shoqërohen nga zjarrfikëset për të marrë sendet personale dhe për të lënë përgjithmonë shtëpinë.

Në krahun tjetër të urës së rrëzuar, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë pa ndërprerje në vendngjarje.

Në qendrën e ofruar nga komuna, prindërit e Marius Djerrit kanë vendosur që t’i japin lamtumirën e fundit në një ceremoni shtetërore që do të mbahet të shtunën për viktimat e tragjedisë.