Është zgjedhur me vota unanime sërish president i Kinës, Xi Jinping, i cili pas ndryshimeve kushtetuese që heqin kufizimin e mandateve presidenciale, mund të mbajë këtë post për gjithë jetën.

Xi Jinping është rizgjedhur president për një mandat të dytë si President i Republikës Popullore Kineze nga Kongresi i 13 Kombëtar i Popullit. Tashmë ai mund të mbajë këtë post gjatë gjithë jetës pas ndryshimeve kushtetuese për heqjen e kufizimit të mandatit presidencial.

Xi u konfirmua dhe si kryetar i komisionit qendror ushtarak duke mbajtur në këtë mënyrë tre pushtetet kryesore në vend: sekretariatin e përgjithshëm të partisë, presidencën dhe komisionin qendror ushtarak

2.970 delegatët, të pranishëm në mbledhjen e pestë plenare votuan unanimisht për mandatin e dytë të tij, i cili gjatë betimit premtoi se do të mbronte Kushtetutën dhe se do të ishte besnik ndaj vendit dhe popullit të tij

Pranë Xi Jinping ishte zëvendëspresidenti Vang – Xi, 64 vjeç, i cili konsiderohet si lideri kinez më i pushtetshëm që nga koha e Mao Ce Dunit.

Në vend ai njihet për betejat e tij të ashpra ndaj korrupsionit.