Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtëpinë e bardhë ditën e sotme. Mediet kryesore amerikane raportojnë se në banesën e djalit të Donald Trump, u dërgua një zarf i cili përmbante brenda pluhur të bardhë të cilin e hapi bashkëshortja e Trump Junior, Vanessa.

Zarfi ishte dërguar në adresën e djalit të presidentit Trump. Bashkëshortja e tij Vanessa është dërguar menjëherë në spital, pasi ka qenë e para që ka rënë në kontakt me pluhurin e bardhë.

Zarfi dyshohet se mund të ketë lëndë helmuese, por kjo do të zbulohet pas rezultatit të analizave të cilave i është nënshtruar Vanessa. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.