Sonda “InSight” e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.

“InSight” monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin më 6 prill, por shkencëtarët e njoftuan vetëm tani këtë ngjarje. Ata janë të bindur se zhurma erdhi nga brendia e planetit të kuq.

 

“Po e prisnim prej muajsh një sinjal të tillë”, tha eksperti francez Philippe Lognonne, i cili është vënë në krye të eksperimentit. Sipas tij, ishte emocionuese që më në fund ka prova se Marsi zotëron aktivitet sizmik.