Zgjedhje në Rusi, strategjia e pushtetit për të mbajtur protestat e qeta

08/09/2019 - 19:20

Në Rusi të dielën po zhvillohen zgjedhjet lokale dhe rajonale, të cilat vijnë pas disa muajsh protestash në Moskë dhe Shën Petersburg. Autoritetet përdorën taktika të ndryshme për të parandaluar përhapjen e pakënaqësive në të gjithë vendin dhe për të mbajtur nën kontroll çdo kundërshtim. Korespondetja e Zërit të Amerikës Yulia Savchenko njofton nga Moska se si autoritetet u përpoqën të përmbanin përhapjen e trazirave, dhe strategjitë e përdorura nga protestuesit për të mënjanuar shtypjen.

Gjatë protestave të fundit elektorale në Moskë, policia nuk përdori forcën kundër demostruesve që kishin mbushur rrugët për shkak të refuzimit nga ana e autoriteteve për të regjistruar kandidatë e opozitës në zgjedhjet lokale. Vëzhguesit nuk janë të sigurtë nëse kjo prirje do të vazhdojë. Vladimir Milov është politikan i opozitës.

“Gjatë javëve të fundit u pa qartë se dhuna nuk sjell rezultate sepse njerëzit zemërohen edhe më shumë pasi dhunohen. Nuk kanë më frikë ndërsa stimulohet aktiviteti i protestave. Ndoshta, ata vendosën të qetësohen pak dhe të shohin se çfarë do të ndodhë.”

Zoti Milov kaloi 30 ditë në burg për transmetimin e drejtpërdrejtë të protestave në YouTube dhe ndarjen e të dhënave për një tubim disa ditë më parë. “Ishte e vështirë të qëndroje në një birucë të vogël për 30 ditë. Katër veta ndanim një sipërfaqje prej 15 metrash katrorë.”

Shumica e udhëheqësve të opozitës u liruan pak para zgjedhjeve, por të tjerë u arrestuan. Pas protestës së fundit, deputeti bashkiak dhe aktivisti i opozitës Ilya Azar u ndalua natën vonë pranë banesës së tij. Mark Galeotti është me Institutin e Sherbimeve të Bashkuara Mbretërore për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

“Nuk duhet të befasohemi kur regjimet autoritare veprojnë në mënyrë autoritare. Kemi vënë re një seri përllogaritjesh të gabuara politike, të cilat në një farë mase reflektojnë dy gjëra: e para është pasiguria e elitës për të ardhmen. Elita nuk ndjehet e sigurtë dhe ka gjasa të frikësohet dhe të ketë reagim të tepruar. Së dyti, tejkalimi i kompetencave të aparatit të sigurisë dhe aleatët e tyre politikë, të cilët mendonin se kishin zgjidhjen për problemin, në vend të teknologëve politikë të pavendosur.”

Sidoqoftë, disa ditë para zgjedhjeve politikanët e opozitës në Moskë qëndruan të palëkundur ndaj mundësive për shtypje të mëtejshme.

“Një nga ngjarjet e mëdha është dalja jashtë Moskës, sepse jemi përqendruar ngushtë tek protestat në Moskë, ndërsa ka shumë gjëra që po ndodhin në mbarë vendin. Do të thosha se prirjet për protesta janë më të forta në rajone”, thotë Vladimir Milov.

Më shumë se 2 mijë njerëz u ndaluan në protesta para votimeve në disa rajone, kryesisht në Moskë. Shumica e të ndaluarve janë liruar, ndërsa të tjerë përballen me akuza. /Zëri i Amerikës/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg është kualifikuar për debatin e ardhshëm presidencial të demokratëve, hera e parë

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, i ka dhënë fund martesës së tij me Marina Wheeler, me të cilën nuk bashkëjetonte prej dy vitesh.

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Turqi. Më e fundit është regjistruar në orën 17.09 dhe kishte magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Në Kinë janë publikuar detajet e para rreth Koronavirusit pasi u ekzaminuan më shumë se 70, 000 raste.

Epoka e lumtur nё marrёdhёniet BE-SHBA ka marrё fund.

Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e 228 personave për lidhje të dyshuara me rrjeti

Pas stuhive "Ciara" dhe "Dennis", që përfshinë Evropën dhe veçanërisht Britaninë e madhe, javët e shkuara, dy stuhi të reja, "Ellen" dhe

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekur

Stuhia "Dennis", një nga ciklonet më të mëdhenj ekstratropikal që janë parë ndonjëherë, po kalon ishujt Britanikë duke fituar fuqi me erë

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur disa minuta më parë Turqinë dhe Iranin.