Zgjedhje të reja në Itali?

19/07/2019 - 20:55

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë. Zëvendëskryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio secili kanë përmendur variantin e zgjedhjeve të reja në muajt e vjeshtës.

Partnerët e koalicionit qeverisës në Itali paralajmërojnë se bashkëpunimit të tyre mund t'i ketë ardhur fundi.

Tensionet mes Partisë "Lidhja" të zëvendëskryeministrit Mateo Salvini dhe "Lëvizjes 5 Yjet" të Luixhi Di Maios janë acaruar së fundmi nga qëndrimet kontradiktore për politikat europiane dhe akuzat për financime nga Rusia.

Shkak u bë këtë javë vota që "5 Yjet" i dhanë presidentes së re të Komisionit Europian, Urzula Fonderlajn, ndërkohë që partia e Salvinit votoi kundër kandidaturës së saj.

Ky i fundit u shpreh të enjten se ndihej i tradhtuar nga partneri i tij.

"Ka një mungesë besimi, edhe në nivelin personal. Nëse nuk ka kuptim vazhdimi i kësaj qeverisjeje, atëherë do të shkojmë në zgjedhje të reja," deklaroi Salvini.

Di Maio, i mbështetur edhe nga kryeministri Xhuzepe Konte, e justifikoi votën për të mos rrezikuar izolimin e Italisë në BE.

Zëvendëskryeministri adresoi edhe kërcënimet e homologut të tij për rrëzimin e koalicionit, duke kërkuar më shumë qartësi rreth idesë për ta rrëzuar qeverinë.

Salvini ka njoftuar një takim me presidentin e vendit, Serxho Matarela, për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Sipas analistëve, e shtuna është data e fundit kur koalicioni qeverisës mund të bjerë dhe të mbahen zgjedhje të reja në vjeshtë, në të kundërt dy partnerët do të rrezikonin miratimin e buxhetit të vitit 2020.

Sondazhet aktualisht e vendosin partinë "Lidhja" si partinë e parë politike me 38 për qind të votës, "5 Yjet" kanë 17 për qind dhe demokratët në opozitë, 23 për qind.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një stuhi e fortë për një orë ka shkaktuar përmbytje dhe duke lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi në Brisbane, Australi.

Ish-zëvendëskryeministri italian, njëherazi dhe ish-ministër i Brendshëm, Matteo Salvini është nën hetim për shpërdorim detyre nga prokur

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reja më 2 Mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pa

Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëv

Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave rekord, sipas një studimi vjetor të publikuar të mërkurën nga Komiteti për Mb

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë, ku kryeson Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mër

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke,

Duke parë lëkundjet e regjistruara së fundi duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve po lëkund Turqinë dhe Greqinë fqinje.

Një përplasje me armë për orë të tëra ka ndodhur në New Jersey në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin