Në Rusi zhvillohet votimi për zgjedhjet presidenciale, në të cilën Vladimir Putin kërkon një mandat të katërt.

Votimi filloi në orën 20:00 të shtunën në lindjen e largët të Rusisë, ndësa në Moskë qendrat e votimit u hapën 9 orë më vonë. Rezultatet e para pritet të dalin mbrëmjen e së dielës. Presidenti aktual Vladimir Putin ka qenë udhëheqësi kryesor i Rusisë që nga viti 1999, si Presidenti dhe Kryeministër.

Ai kërkon tani që të marrë edhe një mandat tjetër 6-vjeçar dhe po përballet me shtatë kandidatë. Mes rivalëve të tij është edhe një komunist milioner, Pavel Grudini.