Zhduket aeroplani ushtarak me 38 persona në bord

10/12/2019 - 10:35

Një aeroplan ushtarak i nisur nga Kili me 38 persona në bord është zhdukur nga radarët. Forca Ajrore e Kilit thotë se aeroplani humbi gjatë rrugës për në Antarktidë.

Avioni transportues C-130 Hercules u ngrit nga Punta Arenas në orën 16:55 sipas orës lokale dhe nga radarët u zhduk pas 1 ore. Në bord ishin 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë të cilët po udhëtonin për të siguruar mbështetje logjistike.

Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur, thonë autoritetet e Kilit. Gjenerali i Forcave Ajrore Kiliane deklaroi për mediat lokale se aeroplani ushtarak nuk kishte ndezur apo aktivizuar asnjë sinjal emergjence gjatë fluturimit.

Dyshimet e para ishin se aeroplani mund të ishte zhdukur për shkak të motit të keq, por Forca Ajrore e Kilit njoftoi që moti ishte i mirë dhe i qëndrueshëm në kohën kur aeroplani i tyre u zhduk nga radarët.

Kili zotëron 1.2 milionë kilometër katrorë në Antarktidë, tokë kufitare e pretenduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Argjentina. Në këtë territor, Kili ka ngritur 9 baza, më shumë se çdo vend tjetër i botës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas

Situata e krijuar në ditët e fundit, me rritjen e rasteve me të infektuar me koronavirus, ka detyruar autoritetet italiane të vendosin nd

Rihapja e kufijve të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian po bëhet në një mënyrë kaotike, gjë që cenon rifillimin e sektorit ajror, p