Një mjeke në Wuhan, që ishte ndër të parat që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit, është zhdukur duke shkaktuar shqetësime tek të njohurit. 

Dr Ai Fen tha se ajo u përball me “qortim të paparë e jashtëzakonisht të ashpër” nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me “SARS coronavirus”.

Imazhi që ajo postoi u përhap me shpejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botën. Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet.

Ajo dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxhimin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme lidhur me koronavirusin, por që nga ajo kohe, mjekja nuk eshte pare me, raportoi nje media e huaj australiane, transmeton Daily Mail.

Zhdukja e saj u mor vesh pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi.

Fillimisht ishte Pekini ai që u përpoq të mbulonte shpërthimin duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se mund të përhapet nga personi në person. Kjo bëri që bllokimi i rajoneve të prekura të bëhej me shumë vonesë.

Pastaj, sapo filloi të përhapet virusi, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me të dhe të përhapë dezinformimin jashtë shtetit, përfshirë sugjerimet që Amerika mund të kishte përhapur  koronavirusin fillestar.

Mendohet se edhe tani, numri i të infektuarëve dhe vdekjeve në total mund të jenë raportuar gabim në Kinë, duke na çuar në një dizinformim. Thuhet se numri i vërtetë i të infektuarëve dhe të vdekurve mund të jetë 10 herë më i lartë.

Në intervistën qe dha para zhukjes, Dr Ai pranoi se “ndjehej keq qe nuk kishte folur me shume” pasi katër kolegë të saj, përfshirë Dr Li, kishin marre virusin dhe vdiqen, duke mjekuar pacientet.

“Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do të isha shqetesuar për qortimin. Unë do t’i tregoja te gjitheve”, tha  Dr Ai.

Intervista u postua të martën, por u hoq shpejt nga media sociale nga botuesi i saj People (Renwu) Magazine.

Më 30 dhjetor, Dr Ai mori raportin e një pacienti me “SARS coronavirus”. Ajo u shpreh se i dolën djersë të ftohta pasi lexoi disa herë rezultatet e laboratorit.

Epidemia SARS 17 vjet më parë infektoi më shumë se 8,000 njerëz në të gjithë botën dhe vrau mbi 800, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Mjekja qarkulloi lajmin dhe i dërgoi një fotografi të raportit një prej ish-shokëve të saj të klasës dhe një bisede në grup brenda departamentit të saj.

Dr Ai tha që ajo paralajmëroi autoritetet e spitalit për rastin. Dy ditë më vonë, mjekja e Wuhan u thirr nga udhëheqësi i komitetit të inspektimit disiplinor të spitalit.

Ajo tha që ajo u përball me qortime jashtëzakonisht të ashpëra dhe ishte akuzuar për përhapjen e thashethemeve nga zyrtarët e spitalit.

“Unë isha e shokuar. Cfarë bëra gabim? Duke e ditur faktin se është gjetur një virus i rëndësishëm tek një pacient, si nuk mund të them, kur një mjek tjetër pyet për të?”

Okulisti Li Wenliang ishte në mesin e tetë personave që ndanë foton e Dr Ai përpara se policia t’ja tërhiqte vëmendjen dhe ta akuzonin për përhapjen e lajmeve të rrema dhe për paralajmërimin e publikut për SARS.