Zhdukja e gazetarit, Britania dhe SHBA mund të bojkotojnë konferencën në A.Saudite

14/10/2018 - 15:49

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar bojkotin e konferencës ndërkombëtarë në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, raporton BBC.

Khashoggi, kritik i qeverisë saudite, është zhdukur më 2 tetor pas vizitës në një konsulatë në Stamboll.

Autoritetet në Stamboll besojnë se ai u vra nga agjentët saudit – deklarata të cilat i ka mohuar Riadi.

Donald Trump tha se do të dënojë Arabinë Saudite nëse është përgjegjëse.

Një numër i përkrahësve dhe mediave kanë vendosur të tërhiqen nga konferenca e investimeve në Riad, për shkak të shqetësimeve lidhur me fatin e Khashoggit.

Në anën tjetër, e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, tha se fjalët nuk mjaftpjnë nëse ai është vrarë.

“Nëse e kemi humbur Jamalin, atëherë vetëm fjalët dënuese nuk mjaftojnë. Ata që e morën nga ne, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen sipas ligjit”, tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kjo është mënyra si i evidentojnë me skanerë të posaçëm në aeroportet koreano-jugore, personat që mund të jenë prekur nga virusi misterio

Kjo është mënyra si i evidentojnë me skanerë të posaçëm në aeroportet koreano-jugore, personat që mund të jenë prekur nga virusi misterio

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Lëvizja 5 Yjet”.

Spanja dhe Franca janë goditur nga stuhia e fuqishme "Gloria", ku janë raportuar të paktën 4 viktima.

Virusi vdekjeprurës i Kinës është përhapur edhe në Amerikë, ku është shënuar rasti i parë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, miratoi të martën Qeverinë e re ruse, në të cilën mbeten edhe disa ministra të qeverisë paraprake.

Shkolla të mbyllura, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë.

Katër persona kanë vdekur në Kinë, nga një virus i organeve të frymëmarrjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtë më Iran është shprehur për herë të parë për dëbimin e diplomatëve iranian nga vendi ynë:

E pazakontë ajo çfarë po ndodh në Australi prej muajit shtator.