Zhdukja e gazetarit në Stamboll, sekretari amerikan takon Erdoganin

17/10/2018 - 13:10

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Takimi, i cili zgjati 35 minuta, u zhvillua në aeroportin “Esenboga” të Ankarasë, pak para se presidenti Erdogan të niset për vizitë zyrtare në Moldavi.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Pompeo pritet të zhvillojë takim edhe me homologun turk Çavusoglu.

Pompeo përsëriti shqetësimet e SHBA-ve në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit dhe vuri në dukje rëndësinë e procesit të hetimit.

“Do të vazhdojmë kontaktin e afërm me zyrtarët turq dhe sauditë, derisa të kryhet hetimi dhe të njoftojnë rreth gjetjeve”, tha Pompeo, duke treguar se presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga ai që ta vizitojë Turqinë.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit vjen pasi ai dje vizitoi Arabinë Saudite në lidhje me zhdukjen e gazetarit të “Washington Post”, Khashoggi. Ai u takua me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz, Princin e Kurorës Muhammed bin Selman dhe ministrin e Jashtëm Adel al-Jubeir.

Gazetari i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës.

Katër persona humbën jetën në një sulm me armë në një spital në Çikago të Shteteve të Bashkuara.

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut Michael Bloomberg njoftoi se po i dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins, për të r

Gjermania do të ndalojë shitjen e armëve drejt Arabisë Saudite në shenjë proteste ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, përfshirë fu

Marrëveshja e negociuar me Londrën në lidhje me Brexit mori sot miratimin e 27 vendeve anëtare.

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, Carlos Ghosn, ka përfunduar në pranga nën akuzën e mashtrimeve financiare.

Lordi meksikan i drogës, Hector Beltrán Leyva ka vdekur pas një sulmi në zemër në burg.

Në Guatemalë është aktivizuar vullkani Fuego, i emërtuar ndryshe si “Vullkani i Zjarrit”.

Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Teksas, duke i marrë jetën dy persona

Pothuajse në gjysmën e mandatit të tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump thotë se e sheh veten në mesin e preside