Zhdukja e gazetarit, Trump: Mos të nxitojmë për të fajësuar Arabinë

17/10/2018 - 11:52

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që të mos ketë një fajësim të nxituar të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi në Twitter se kishte folur në telefon me Princin saudit të Kurorës dhe se ai e ka mohuar tërësisht të ketë qenë në dijeni të asaj çfarë ndodhi brenda konsullatës në Stamboll.

Komentet e Trumpit vijnë pas bisedimeve që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pati në Rijad me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, i konsideruar udhëheqësi “de facto” i vendit. Fokusi i takimeve ka qenë pikërisht zhdukja gati dy javë më parë e Khashoggit, i cili hyri në ndërtesë, por nuk doli më kurrë prej andej.

Trump nënvizoi se gjatë bisedës telefonike, princi e ka informuar mbi nisjen e menjëhershme të një hetimi mbi ngjarjen e rëndë. Përgjigjja, sipas Presidentit amerikan, do të vijë së shpejti.

Sauditët kanë hedhur poshtë pretendimet e Turqisë se ishin agjentët e mbretërisë ata që vranë Khashoggin brenda konsullatës më 2 tetor, por Departamenti i Shtetit nuk tha se çfarë i deklaruan Sekretarit Pompeo monarku dhe trashëgimtari i fronit në takimet private.

Deri tani nuk ka patur deklarata për fatin e gazetarit të zhdukur, megjithëse, sipas raporteve në disa media amerikane, përfshirë CNN, Arabia Saudite po përgatitet të pranojë se 60-vjeçari u vra pasi hyri në konsullatë, duke ia faturuar vdekjen marrjes së tij në pyetje që shkoi keq.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke i marrë jetën 22 personave dhe plagosur 37 të tjerë në Bolivi.

Marrëveshja për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi nuk mund të shpëtohet më. Me këtë rikthehet Lufta e Ftohtë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë ka shpalosur një plan që do t’ia paraqesë Kongre

Një burrë i dënuar për vrasjen e gruas përfitoi nga liria me kusht, e marrë pas shumë betejash ligjore nga avokatja e tij.

43 persona janë arretsuar të premten në Bullgari nga policia pasi dyshohen se kanë financuar terrorizmin.

Vladimir Putini u prit në Serbi më mirë se në shumë vende të Rusisë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në një samit të dytë në fund të muajit Shkurt

Grace Meng, bashkëshortja e ish-Presidentit të Interpol, ka kërkuar azil politik në Francë për dy fëmijët e saj dhe veten.