Zjarri i madh që ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris ka shkaktuar dëme të mëdha.

Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë fillimisht papafingon e katedrales, monumentin historik më të vizituar në Evropë.

Më pas zjarri është zhvendosur më poshtë duke shkaktuar dëmë të mëdha.

Zjarri ka rënë rreth orës 18:50 dhe autoritetet kanë evakuuar zonën në një perimetër sigurie ndërkohë që zjarrfikësit po luftojnë me flakët. 

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohet tym masiv mbi ndërtesën gotike 850-vjeçare.

Shkaqet nuk janë ende të qarta, megjithatë zyrtarët thotë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese.