Këtë të diel është përfshirë nga flakët kisha historike e Saint-Sulpice e Parisit, e cila u përdor në filmimin e autorit amerikan Dan Brown, njohur për bestsellerin e "Kodit të Da Vincit". Zjarrfikësit arritën që të mbajnë nën kontroll flakët dhe për fat të mirë askush nuk u dëmtua.

Zjarri nisi herët pasdite, kur katër vetë ishin brenda, me flakët që ngjiteshin, nëpër dyert e Kishës Katolike romake përpara se të përhapeshin në xhami, tha një zëdhënës i zjarrfikësve. Dëmi nuk është i qartë.

Kisha, e cila u ndërtua në shekullin e 17-të mbi themelet që datojnë nga Mesjeta. Kisha ka tre piktura nga Eugene Delacroix, një nga figurat kryesore të lëvizjes romantike në Francë në shekullin e 19-të.