17 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, për shkak të një zjarri të rënë në një hotel në pjesën perëndimore të New Dehlit.

Zjarri ka rënë këtë mëngjes në Arpit Palace, një strukturë katër katëshe në lagjen Karol Bagh në kryeqytetin indian.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët duke shpëtuar 35 persona, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të zjarrit.