Rreth 2.000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi rrezikohen nga zjarret e përmasave të mëdha që kanë rënë në Kaliforni.

BBC shkruan se zjarri ka shkrumbuar deri tani 10. 000 hektarë tokë në Qarkun Sonoma, ndërsa të tjera territore rrezikohen nga flakët masive.Më shumë se 900 banorë të Geyserville-s janë urdhëruar të evakuohen.

Shumë banorë të këtij qyteti thanë se nuk kishin shumë kohë për të mbledhur gjërat e tyre së bashku. Një paralajmërim për evakuimin është lëshuar gjithashtu në qytetin afër Healdsburg.