Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Numri i viktimave ka shkuar në 33 dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Mediat lokale citojnë policinë që thotë se një person kishte hyrë në studio mëngjesin e të enjtes. I dyshuari, një 41-vjeçar, kishte hedhur naftë dhe më pas i kishte vënë flakën.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime.