Zoti i drogës dënohet me burgim të përjetshëm

17/07/2019 - 18:45

Një gjykatë në Nju Jork e dënoi udhëheqësin meksikan të rrjetit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet. Guzman, 62 vjeç, u shpall fajtor për dhjetë akuza, përfshirë atë për trafikim të drogës dhe pastrim parash, në muajin shkurt. Ai ka ikur nga burgu në Meksikë, përmes tunelit, në vitin 2015, por është arrestuar më vonë.

Më 2017, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. Ai ka udhëhequr kartelën Sinaloa në veri të Meksikës, që, sipas zyrtarëve, ka qenë furnizuesja më e madhe e drogës në SHBA. “El Chapo” është akuzuar për dërgimin e qindra tonelatave kokainë në SHBA, si dhe për konspiracion për të shpërndarë heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë. Ai po ashtu thuhet se ka paguar njerëz për të kryer qindra vrasje, sulme, rrëmbime dhe akte torturash.

Gjatë gjykimit, dëshmitarët kanë thënë se ai i ka torturuar armiqtë e kartelit së tij. Duke folur përmes një përkthyesi, pak para se t’i shpallej dënimi të mërkurën, Guzman tha në sallën e gjyqit se burgimi i tij në SHBA ka qenë “torturë psikologjike, emocionale dhe mendore 24 orë në ditë”. Në vitin 2009, ai ka hyrë në listën e burrave më të pasur në botë, të përpiluar nga revista Forbes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lëkundje e fortë tërmeti e mangitudës 6.8 e shkallës Rihter goditi Mindanaon, ishullin më të madh të arkipelagut në Filipine, i shoqë

Bisedimet për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara që po mbahen në Madrid, janë bllokuar të shtunën pa arritjen e ndonjë marrëveshj

Australia mund të përballet me ditë shumë të nxehta gjatë javës së ardhshme, kanë paralajmëruar parashikuesit e motit.

Disa vende të Europës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën.

Kushtet atmosferike shkaktuan mbylljen e shkollave ne Romë e Napoli.

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Policia gjermane tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ndodhi një shpërthim, që la

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka thënë se bisedimet për paqe me talibanët do të pezullohen përkoh

Ajo që po ndodh në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, është një mister i vërtetë.