Zv/drejtori i shkollës i jep fund jetës pas mbytjes së nxënësve

18/04/2014 - 20:23

Kore e jugut, 18 prill 2014 – Zv/drejtori i shkollës së mesme Danëon në Korenë e Jugut, i cili shoqëroi qindra nxënës në udhëtimin tragjik me traget, vrau veten, bëri të ditur policia sot, ndërsa shpresat janë pakësuar për të gjetur gjallë ndonjë nga 268 pasagjerët e humbur.

Kang Min-gyu, 52 vjeç, pati humbur që nga dita e enjte. Ai duket se ka varur veten me rripin e vet në një pemë pranë një palestre në qytezën bregdetare Jindo, ku të afërmit e njerëzve të humbur në tragjedinë e mbytjes së tragetit janë mbledhur për të marrë informacion.

Policia tha Kang nuk ka lënë shënim për vetëvrasjen dhe se ata filluan të kërkojnë për të, pasi u raportua i zhdukur nga një mësues i shkollës. Ai u shpëtua nga mbytja, pasi trageti u përmbys të mërkurën.

Nga 475 pasagjerët dhe anëtarët e ekujpazhit në traget, 28 janë shpallur zyrtarisht të vdekur para vetëvrasjes së Kang dhe 179 të tjerë janë shpëtuar. Shumica e të humburve janë nxënës nga një shkollë e mesme pranë Seulit, të cilët po merrnin pjesë në një ekskursion.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundsh