ZVICER– Shtetin zviceran e ka pushtuar një valë e ndërrimit të ligjeve sa i përket komunikacionit rrugor  si dhe automjeteve të cilat marrin pjesë në komunikacion.

Veturat të cilat posedojnë sisteme kompjuterike ( On Board Dagnose System) që kontrollojnë motorin, sapo të ndizet ndonjë dritë alarmuese, ajo duhet të riparohet brenda një muaji dhe jo siç ishte deri më tani gjatë kontrollit teknik që bëhet çdo 2 vite.

Ligji i fortë është sjellë për të luftuar ngasjen e shpejtë, i cili mund të sjellë deri në 4 vite burgim.

“Kush nget veturën shpejtë apo bën gjeste të rrezikshme gjatë ngasjes, atij mund ti merret patentë shoferi për 2 vite, dënim me para si dhe në raste të rënda deri në 4 vite burgim” thuhet në informatën e lëshuar nga  Enti i Komunikacionit dhe rrugëve. 

Që të gjitha këto ndryshime janë aktivizuar nga data 1 Janar me titullin “Via Sicura“.