Zvicra regjistron 405 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Sipas statistikave, deri tani 43,532 raste të konfirmuara nga laboratori që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri i të vdekurve shënon rreth 1727 persona.

Që nga mesi i qershorit Zvicra ka pasur një rritje shqetësuese në rastet e reja të Covid-19. Kantonet Ticino, Vaud, Geneva dhe Valais janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi.