Zvicra voton për të mbyllur lëvizjen e lirë me BE-në

26/09/2020 - 12:49

Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian. Mbështetësit thonë se një kontroll më i mirë i kufijve do të lejojë Zvicrën të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.

Kundërshtarët argumentojnë se kjo do të zhysë ekoniminë në recesion dhe do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.

Propozimi vjen nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP) dhe është pasardhës i një referendumi të mbajtur në 2014-n, po nga kjo parti për të futur kuotat për emigrantët nga BE. Në atë kohe 50.33% votuan pro dhe  49.67% votuan kundër,  duke detyruar qeverinë zvicerane të gjente një marrëveshje të cilën Brukseli do ta pranonte.

SVP e hodhi poshtë marrëveshjen si të pakuptimtë dhe tani janë kthyer me një kërkesë të dytë për të dalë plotësisht nga lëvizja e lirë. Qeveria zvicerane po i nxit votuesit të votojnë kundër, duke deklaruar që largimi nga lëvizja e lirë do të ishte “më keq se Brexit”.

Por shumë zviceranë janë të shqetësuar se vendi i tyre i vogël po popullohet shumë si pasojë e politikave favorizuese të emigrantëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.

Personi që po shikoni në foto është tuniziani Brahim Aouissaoui, autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme.

Ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri në fillim të muajit maj 2021.

Italia vijon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe v

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në Francë, pas atij në Nice mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.

Një person nga Arabia Saudite është arrestuar në Jeddah pasi sulmoi një roje në konsullatën franceze.

Me paralajmërime për kohë të vështira presidentja e Komisionit të BE po i përgatit shpirtërisht europianët për kufizime që mund të zgjasi

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një v