Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Zyrtari i lartë amerikan: Mund të nevojitet një tjetër vaksinë antiCovid pas një viti

16/04/2021 - 08:34

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për mundësinë që një vaksinë përforcuese do të nevojitet 9-12 muaj, pasi njerëzit fillimisht të jenë vaksinuar kundër COVID-19, tha të enjten një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa kohëzgjatja e imunitetit pas vaksinimit është duke u studiuar, vaksinat përforcuese mund të jenë të nevojshme, tha gjatë një takimi të një komisioni të Kongresit David Kessler, zyrtari kryesor shkencor në grupin e punës të krijuar nga Presidenti Joe Biden për reagimin ndaj COVID-19.

“Mendimi i tanishëm është se ata që janë më të prekshëm do të duhet të vaksinohen të parët”, tha Kessler.

Të dhënat fillestare kanë treguar se vaksinat e kompanive Moderna Inc dhe kompanitë partnere Pfizer Inc dhe BioNTech SE ruajnë pjesën më të madhe të efektivitetit të tyre për të paktën gjashtë muaj.

Edhe nëse mbrojtja zgjat shumë më tepër, ekspertët kanë thënë se përhapja e shpejtë e varianteve të koronavirusit dhe viruseve të tjera që mund të shfaqen mund të çojë në nevojën për vaksinime të rregullta përforcuese – ashtu siç veprohet me vaksinat vjetore për gripin.

Shtetet e Bashkuara po ndjekin rastet e infektimit të njerëzve që janë vaksinuar plotësisht, tha Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, në seancën dëgjimore të një nënkomisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nga 77 milionë njerëz të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara, ka patur 5800 infektime të tilla, tha Walensky, përfshirë 396 njerëz që u desh të shtrohen në spital dhe 74 të cilët vdiqën.

Walensky tha se disa nga këto infeksione kanë ndodhur sepse personi i vaksinuar nuk ka dhënë një përgjigje të fortë imunitare. Por shqetësimi është se në disa raste, ato po ndodhin tek njerëzit e infektuar nga variantet më ngjitëse të virusit. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia ka shënuar 5,753 raste pozitive të koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë u shënuan 6.659 raste.

“Pyes veten: ku do të na çojë urrejtja dhe hakmarrja?

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të zhvillojë një video-konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e Jashtëm të BE-së të martën

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zg

Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me

Një automjet në Maryland, SHBA ka shpërthyer në flakë pasi shoferi vendosi të pastronte duart me dezinfektues teksa po pinte cigare.

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar si Forcën e Mbrojtjes Izraelite ashtu edhe grupet e armatosura palestineze

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë plane