Zyrtari i OBSH: Europa do të ketë valë të tretë të COVID nëse nuk reagon

22/11/2020 - 09:37

Një i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 paralajmëroi një valë të tretë të pandemisë në Evropë në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin atë që ai tha se ishte një dështim për të bërë atë që duhej për të parandaluar valën e dytë të infeksioneve.

“Ata dështuan të ndërtonin infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë valën e parë nën kontroll,” tha David Nabarro i OBSH-së në një intervistë për gazetat zvicerane.

“Tani kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm,” tha Nabarro, i cili bëri kandidoi për t’u bërë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së në 2017.

Numri i të infektuarve në Evropë po rritet përsëri. Gjermania dhe Franca të shtunën rregjistruan së bashku mbi 33 mijë raste, Zvicra dhe Austria kanë mijëra raste çdo ditë, ndërsa Turqia raportoi një rekord me 5,532 infeksione të reja.

Nabarro veçoi veprimin e Zvicrës për të lejuar ski, me maska në gondola ndërkohë që shtetet e tjera alpine si Austria i kanë mbyllur resortet e skive. Nabarro tha se Zvicra mund të arrijë një “nivel shumë të lartë sëmundjesh dhe vdekjesh”.

“Sapo normat e infeksionit të ulen, dhe ato do të ulen, atëherë ne mund të jemi aq të lirë sa të duam”, u citua Nabarro të thoshte nga Solothurner Zeitung. “Por tani? A duhet të hapen vendpushimet e skive? Në cilat kushte?”

Nabarro përgëzoi përgjigjen e vendeve aziatike si Koreja e Jugut, ku infeksionet tani janë relativisht të ulëta: “Njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata marrin masa që e bëjnë të vështirë për virusin. Ata mbajnë distancën, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara”.

Nabarro gjithashtu tha se Azia nuk i hoqi kufizimet para kohe.

“Ju duhet të prisni derisa numrat e rasteve të jenë të ulëta”, tha ai. “Reagimi i Evropës ishte i paplotë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet policore në Itali kanë publikuar së fundmi një foto të 35-vjeçarit i quajtur Andrea Pignani, që qëlloi për vdekje me armë një

Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organ

Pas votimit të qeverisë së re, ish-kryeministri i Izraelit, u ul sërish në karrigen e kryeministrit, por një person, i tregoi që ai nuk m

Tre institucionet e BE-së, Parlamenti Evropian , Këshilli i BE dhe Komisioni Evropian, të përfaqësuar nga presidentët e tyre morën pjesë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i përgjigjen rritjes së ndikimit të Kinës.

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje bruto” n

Presidenti i SHBA, Joe Biden të dielën pas Samitit të G7 takoi Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabetën ll.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, po

Ditën e sotme pritet të mbahet Samiti i NATO-s, ku liderët europianë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden janë zhvendosur nga Cornwall në Bru

Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, sipas orës lokale, duke i dhënë fund qe