Një ligjvënës në Iran ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare. Issa Jafari është anëtari i tretë i Parlamentit në Iran që humb betejën me koronavirusin, që nga shpërthimi i epidemisë në muajin shkurt.

Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve ISNA, vdekja e Jafarit, 59 vjeç, u konfirmua më 13 korrik. Fatemeh Rahbar, nga Teherani, dhe Mohammad Ali Ramezani, nga provinca Gilan, kanë qenë dy ligjvënësit tjerë që kanë vdekur pas kontraktimit të sëmundjes COVID-19. Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus në muajin prill, por ai është shëruar.

Kujtojmë se Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në botë dhe ka shqetësime se shifrat reale janë shumë më të larta.