De Biasi: Sindroma e minutës së fundit po na ndëshkon

09/10/2015 - 10:14

9 tetor 2015 - Është një humbje e dhimbshme për të gjithë, një disfatë e pësuar në shtëpi nga Serbia nuk është për askënd e lehtë, padyshim edhe për një italian të shqiptarizuar si Gianni De Biasi. Gjjithsesi emocionet mënjanë, për një profesionist edhe në momente të tilla është një analizë e shkurtër taktike e ndeshjes.

“Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë taktikash. Rezistuam ndaj një kundërshtari me lojtarë shumë cilësorë. Duhej të ishim treguar të kujdesshëm në minutat e fundit. Ekipi u tërhoq edhe nga atmosfera e publikut. Ishte një pikë e artë që na nevojitej në këto momente por nuk arritën ta merrnim”.

Sindroma e pësimit të golit në fund po ndëshkon gjithnjë e më tepër kombëtaren, janë 6 pikë të lëna në shtëpi pikërisht prej saj, me golat ndaj Portugalisë dhe Serbisë që kanë ardhur pikërisht kur skuadra ka nxituar të luajë në sulm duke lënë pas hapësira.

“Me sa duket është një mentalitet që është shumë i vështirë për t’u ndërruar tek ekipi, duhet të jetë më i ekuilibruar. Ne hodhëm një ekip më sulmues, por atë detyrë duhet ta bëjnë sulmuesit jo mbrojtësit, duhet të përdorim dhe arsyen e logjikës. Pavarësisht se lojtarët kanë një zemër të madhe duhet t’i besojmë logjikës”.

Dhe logjika duhet vënë që nga ndeshja e radhës ndaj Armenisë, është jetike për kualifikimin, vlen vetëm fitorja.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: