DESHMIA/ 5 pyetjet e Atkinson që sollën 3 pikëshin

12/07/2015 - 15:38

12korrik 2015 - Martin Atkinson, arbitri që në njëfarë mënyre u bë shkaktari i humbjes së Shqipërisë në dy shkallët e gjyqësorit të UEFA-s, është kthyer pa dashjen e tij në arsyen e vendosjes së drejtësisë. Dëshmia e anglezit ishte pika që ktheu mendimin e tyre për t’i dhënë Shqipërisë fitoren në tavolinë.Pjesë nga dëshmia e Atkinsonit para panelit të CAS-it.

U komunikuat futbollistëve të Shqipërisë së ndeshja mund të vazhdohej në kushte të pranueshme sigurie dhe se ata duhet të riktheheshin në fushë?

I pyeta nëse ata mund të vazhdonin lojën dhe më thanë se nuk ishin në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.

I ratë bilbilit në tunel, për të njoftuar rifillimin e lojës?

Jo.

Pritët nëse njëri prej ekipeve do të shkonte me ju në mesin e fushës?

Shkuam në fushë së bashku me futbollistët e kombëtares së Serbisë.

Pritët 45 minuta që ekipi kundërshtar të futej?

Jo.

Mendoni se keni zbatuar procedurën me saktësi dhe urdhri për të rifilluar lojën ka qenë i qartë?

(Nuk përgjigjet)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: