A do bëhet Geti xheloz me atë çka bënë fansat për Marina Vjollcën?! (FOTO)

17/07/2016 - 10:23

Marina Vjollca, moderatorja bukuroshe dhe sexy e “Top Channel”-it, kohëve të fundit është kthyer në figurë shumë të dashur për publikun mbarëshqiptar dhe është cilësuar si bukuroshja më e kërkuar në internet.

Këtë ajo e vërtetoi duke postuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shihen disa fansa që kanë bërë tatuazh emrin e saj.

Nuk mungojnë as falënderimet nga ana e Marinës, pasi në fotografinë ajo ka shkruar mbishkrimin: “Faleminderit nga zemra për dashurinë që më jepni”.

Por nuk e dimë se si reagon i dashuri i saj, rreperi Getoar Selimi, kur sheh kështu lloj veprimesh nga fansat e Marinës. Siç qarkullojnë zërat, ai është shumë xheloz për të, aq shumë, sa thuhet se i ka kërkuar të lërë emisionin “Procesi sportiv”, pasi në të mbizotërojnë të ftuarit meshkuj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: