Dokumenti/ Si kaloi “Vollga” në pronësi të Shullazit

17/04/2016 - 21:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” një dokument në të cilin tregohet kalimi i hotel “Vollgës” në pronësi të Emiljano Shullazit.

Për këtë kalim, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet pasi dyshohet se ka ardhur përmes kërcënimeve.

Sipas Berishës, prona te “Vollga” në Durrës është bërë mollë sherri mes bandave, pasi u kërcënua me jetë edhe kreu i Hipotekës Durrës, kurse në fillim të vitit mbeti i vrarë një i ri që dyshohet se ka lidhje me këtë pronë.

Berisha shkon më tej duke thënë se Shullazi kishte marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, për të ndërtuar fshat turistik në Lalz.

“Përveç këtyre, Milit të Edvin Shullazit i janë dhënë në Durrës kodra mbretërore territori, rreth pallatit mbretëror. Ai me pesë kompani ka marrë në përdorim për sezonin truistik të gjithë bregdetin e Bashkisë së Durrësit”, shkruan Berisha.

Në fund, Berisha i bën thirrje Prokurorisë që të mos tërhiqet nga presioni politik që kërkon të bllokojë hetimet për Emiljano Shullazin.

Statusi i plotë i Berishës:

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: