Dollapi: Ja problematikat e CEZ Shpërndarje gjatë 5 muajve

09/07/2013 - 15:20

TIRANË, 9 korrik 2013 -Administratori i kompanisë CEZ Shpërndarja, Sahit Dollapi deklaroi sot se në periudhën 5-mujore Janar-Maj, kompania ka përmirësim të ndjeshëm, ka ulur nivelin e arkëtimeve dhe ka realizuar performacë më të mirë. 

Dollapi tha se në periudhën Janar-Maj në 5 muaj u rrit niveli i arkëtimit të faturave të energjisë. “Ndërsa ne janar arkëtimet ishin 47.8% , në maj arritën 82.6% me një përmirësim të ndjeshëm. Kurse humbjet nga 44.6% që ishin në muajin Janar, arritën në fund të Majit në 51%, objetivin e kemi të arrijnë në 42%", tha Dollapi. 

Ai rreshtoi një sërë angazhimesh që nga muaji Janar, kur mori në dorëzim drejtimin e kompanisë së Shpërndarjes. Ndër to janë vlerësimi për situatën e kompanise, evidentimi i problemeve që kishin të bënin me vizionin, shërbimin në furnizim me energji tek abonentët, mungesat e mëdha në furnizimin me energji në 186 zona mjaft problematike, etj. 

Sipas tij, kishte mungesë dhe kufizime energjie në zona të caktuara, mungesa të bazës materiale, investimeve të domosdoshme për kapërcimin e situatës, mungesa e shërbimit në sector, tregues të ulët arkëtimi, nivel të lartë humbjesh, numri i lartë i ankesave, mungesë kontrolli në cdo sektor, abuzime të mëdha në raport me qytetarët, mosregjistrim i të dhënave që jepte efekte negative financiare dhe për qytetarët, marrëdhënie të acaruara me institucionet shtetërore, komuna e bashki. 

Dollapi cilësoi si mungesa të mëdha problemet që lidheshin me financat e kompanisë, mes të cilave, nivel i lartë i detyrimeve të vjetra, humbje të larta, problemet me sistemin IT, vartësi dhe pasiguri të tij, etj.

“Në këto 5 muaj, krijuam strukturë efiçente, që u shërben dhe afron shërbim me standarde për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve, vendosëm kontrollin në gjithë teritorin e vendit, siguruam bazën materiale për defektet, pasi 186 zona ishin me mungesë energjie nga ky shkak, kryem riparime emergjente me investime në mirëmbajtje në zonat problemore. Ne përcaktuam targetet për nivelin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimit me një program dhe grupe pune, nisëm ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme”, tha Dollapi. 

Sipas tij, deri në Maj janë vendori mbi 21 mijë matësa të rinj dhe janë kontrolluar mbi 25 mijë matësa të tjerë. Ndër arritjet, ai përmendi edhe shbllokimin e llogarive dhe marrëveshjet me kompanitë që CEZ-i cek u kishte detyrime dhe anasjelltas. 

“Brenda 20 ditëve u zhbllokuan llogaritë dhe pagesat ndaj KESH, OST, Tatimeve, Sigurimeve shoqërore”, tha Dollapi, duke theksuar se sot janë celur drejtoritë rajonale me qëllim që tu shërbejnë me shpejt cdo problemi të konsumatorëve. 

Në këto 5 muaj, CEZ shpërndarja ka arritur përmirësim financiar në kompani, dhe ka ulur ndjeshëm shpenzimet jo rentanbël.

“Shpenzimet janë ulur me rreth 12 milionë dollarë, që kanë shkuar për investime dhe përmirësimin e infrastrukturës së kompanisë”, theksoi Dollapi. 

Lidhur me problemin e importit të energjisë elektrike, si detyrim që kjo kompani ka për të përballuar nivelin e humbjeve të energjisë, ai pohoi një proçes jo të vijueshëm. 

"Në muajt Janar dhe shkurt ne blemë energji për mbulimin e humbjeve nga importi dhe nisur nga nga situata hidrike në vend, vijuam me të njëjtin proces, blerje importi dhe nga vendi”, tha kreu i Shpërndarjes. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: