Dritan Dajti nis të rrëfejë vrasjet në Tropojë, ndërpritet nga gjykatësi

24/07/2013 - 15:20

TIRANË, 24 korrik 2013 - Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 7 gusht 2009 ashtu sikurse kishte paralajmëruar në seancën e sotme gjyqësore tentoi të rrëfejë vrasjet në Tropojë. 

Dajti është ndërprerë nga gjyqtari i çështjes me pretendimin se i pandehuri është jashtë objektit të gjykimit. Dajti ka kundërshtuar teksa ka thënë mbaj përgjegjësi për deklaratat që bëj, ndërkohë i është drejtuar trupës gjykuese duke i thënë : Ju e dini se cfarë ka ndodhur në Tropojë në vitin 1997. 
Dajti është larguar nga salla ndërkohë që seanca e radhës pritet të mbahet me 13 shtator. 
Seancën e shkuar Dajti këmbënguli se efektivi i policisë Saimir Duçkollari është ekzekutuar nga një prej kolegëve të tij, konkretisht F.G. Dajti i tha trupës gjykuese se Duçkollari është vrarë me plumb pas shpine teksa tha se ish-shefi i grupit drejtues per kapjen e tij Arjan Muça ka gisht ne vrasjen e policeve ne Tropoje. 


(burimi /BalkanWeb)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: