16 maj 2015 – Banorët e Spitallës dhe Porto Romanos në Durrës vuajnë varfërinë dhe mungesën e çdo shërbimi bashkiak. Kështu është shprehur kandidatja për kryebashkiake Grida Duma, gjatë takimit të radhës që pati me banorët e kësaj zone.

“Ajo që u siguroj unë sot është që minimalisht ato gjëra që duhet të bëhen menjëherë, të bëhen. Pra heqja e plehrave në zonat e banuara të bëhet menjëherë, pastrimi i kanaleve duhet të bëhet menjëherë. Këto nuk kërkojnë buxhete të papara. Kërkojnë vullnet për mirëmbajtjen. Problemet në çdo zonë të Durrësit janë me dhjetra dhe listën mund ta çojmë me qindra”, u tha Duma banorëve.   

Gjithashtu demokratja u njoh edhe me problemet sociale dhe ekonomike të kësaj zone, duke premtuar se punësimi do të jetë kolona më kryesore e rivitalizimit të qytetit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/