13 maj 2015 – Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma gjatë një takimi që zhvilloi me biznesin e vogël në qytet, ndau me ta nevojën për një bashkëpunim të ri mes bashkisë dhe sipërmarrjes private për të rritur vendet e punës dhe për të ulur taksat, duke krijuar kështu një model të ri ekonomik për qytetin e Durrësit.

Sipas demokrates Duma, taksat do të ulen në minimum duke nisur nga taksa e pasurisë që Durrësi e ka më të lartën, 400 lekë/ m2.

“Modeli ynë është ulja e taksave. Një marrëdhënie e re me sipërmarrjen private për të hapur vende pune”, thotë Duma.

Gjithashtu, kandidatja e bashkisë propozi që Durrësi të ketë edhe një Senat ku do të marrin pjesë përfaqësues të grupeve të interesit, të cilët do të jenë pjesë e vendimmarjes për çdo vendim të rëndësishëm në qytet.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/