18 maj 2015 – Grida Duma, në një takim me banorët e lagjes 18 të Durrësit, bashkëbisedoi mbi menaxhimin e qytetit, duke u zotuar se do të vazhdojë çdo projekt të mirë. Qyteti i Durrësit për të cilin Duma kandidon si kryebashkiake, sipas saj ka nevojë për investime që sjellin zhvillim, dhe jo për investime luksi.
“Janë harxhuar 3 herë lekë për të rregulluar pamjen para zyrës së kryebashkiakut. Çështja është se qyteti nuk është as sheshi dhe as 2 qendrat. Qyteti është gjithashtu këtu. Sigurisht që ju keni taksa më të larta se sa Tirana për taksë pasurie. Këtu është 400 lekë, atje është 280 dhe kjo është absurde dhe turp”, është shprehur Duma.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/