Durrës, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në një aksident

15/11/2013 - 20:33

 Ora 18:20, një BMW del nga rruga: viktima Flamur Muka, dhe Muhamet Buzi; drejtuesi i mjetit Artur Ziu në spital në gjendje të rëndë

DURRËS, 15 nëntor 2013 – Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë, ja bilanci i një tragjedie në autostradën që lidh dy qytetet kryesore të vendit. “Dyrrah”-u ka mësuar nga burime të policisë së shtetit se më 15 nëntor 2013, rreth orës 18:20 në autostradën autostrada Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit ka ndodhur në aksident i rëndë automobilistik. Një veturë BMW X6, me targa CZ442BJ, i drejtuar nga Artur Ziu, 50 vjeç me banim në Durrës, ka dalë jashtë rrugës. Kjo ka sjellë si pasojë vdekjen e  dy udhëtarëve që ndodheshin në BMW. Policia ka identifikuar si viktima shtetasit Flamur Muka, rreth 45 vjeç me banim në fshatin Shinavlash të komunës së Rrashbullit dhe Muhamet Buzi, me të njëjtën moshë me të parin. Ndërsa drejtuesi i mjetit Artur Ziu ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje të rendë. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: