Durrës. Avaria riparohen zbarat 35 kV të nënstacionit Shkozet

17/09/2014 - 22:31

 

Në mesnatë u ndërprenë dritat nga Shkozeti e Këneta në Shijak, Vorë, Marikaj dhe në burgun e Durrësit, radiostacion si dhe në bizneset e mëdha të zonës

DURRËS, 17 shtator 2014 –  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se ka bërë stakimet e detyruara të zbarave 35 kV në nënstacionin e Shkozetit më 17 shkurt 2014 nga ora 00:00 deri në orën 2:00 të pas mesnatës për eliminimin e avarisë në kontaktet përcjellëse nga portali zbritës në thikë 35 kV dhe dëmtimin e zbarës së seksionimit 35 kV.

Për arsye sigurie, gjatë kryerjes së punimeve, u stakua energjia elektrike në nënstacionet Shijak, Durrës, Porto-Romano, Fllakë, Manzë, Vorë, Mali i Robit dhe subjektet 35 kV të lidhura në linjat dalëse nga Shkozeti.

Për pasojë ikën dritat për abonentët në rajonin e Durrësit dhe në një pjesë në Tiranë, përkatësisht: rrethinat Shkozet, ish-Kënetë, Spitallë, burgu Durrës, Porto Romano, ANTA, pastrimi detar, Hamallaj, Shijak- Rrethinat, Romanat, Gjepalaj, Kënetë, Sukth, Xhafzotaj, Marqinet, Gjokaj, Marikaj, Manzë, Radë, Hamallaj, Mali i Robit, pallatet e “Almak”-ut, ujësjellës Maskuri, impianti i ujërave të zeza, Radiostacioni Fllakë.

Po ashtu e pësuan për dy orë edhe bizneset e lidhura në linjat 35 kV: Plastika, AIBA , “Elda”, “Kastrati'', Impiant Gazi, Kantina e verës, “Deka”, Mermeri, “Salillari”, fabrika e këpucëve, Maminas rroba, “Agroblend”, materiale ndërtimi “Ver Shala”, pularitë “Farm” dhe “Deda”, “Diamanti”, “'Ital-Alba”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: