Durrës. Edhe më 5 janar Kufiri ka pasur punë te tragetet

06/01/2014 - 16:00

DURRËS, 6 janar 2014 – Ende në portin më të madh të vendit ka gjallëri, ndonëse me mbarimin e festave janë larguar shumë emigrantë që nga data 2 deri më 4 janar 2014. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 5 janar 2014, në sportelet pikën e kalimit kufitar në terminalin e trageteve të portit u përpunuan 4416 udhëtarë, nga të cilët me nënshtetësi shqiptare ishin 2928 veta në drejtim të Italisë dhe 747 të tjerë që zbritën nga tragetet. Po ashtu u kontrolluan 864 makina, nga të cilat me pronarë shqiptarë ishin 571 në dalje dhe 105 në hyrje. Gjithsesi, fluksi është më i vogël se me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: