Durrës, Edmond Halili me “Mondi Show”: Humor me duar të pastra dhe pa banalitete (video)

27/03/2016 - 14:44

“Mondi Show”, një shfaqje e re në skenen e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Edmond Halili, humoristi i njohur, i cili në fakt ka lindur në Durrës dhe pjesën më të madhe të aktivitetit të tij artistik e ka zhvilluar në Shkodër, është pjesë e Estradës së Durrësit që prej vitit 2002 dhe vjen me një show tërësisht të vetin për artdashësin durrsak, duke sjellë nëpërmjet humorit problematikat social-ekonomike dhe politike, tema këto aktuale të shqërisë shqiptare.

Aktori, në rolin edhe të regjisorit për shfaqjen e tij, po bashkëpunon me dy aktorë të tjerë të Durrësit, Mimoza Marianakun dhe Gjergj Doçin, miq të tij e të artdashësve durrsakë.

Edmond Halili, për DurrësLajm thotë, se ky është një humor pa banalitete, humor i pastër, që mund të ndiqet nga të gjithë familjarët së bashku, ndryshe nga çfarë shohim kohët e fudnit nga aktorët.

Drane Xhaja, Bujar Qamili dhe Bashkim Alibali janë pjesëmarrës në këtë shfaqje.

Biletat kanë nisur të shiten prej së dielës dhe interesimi është i madh nga qyterët që e duan humorin.

Megjithë vështirësitë e ndeshura, aktorët protagonistë të kësaj shfaqje janë të sigurtë se do të dalin të suksesshëm para publikut durrsak, i cili ka nevojë për humor dhe është njohës i thellë i kësaj gjinie artistike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: