Durrës, gënjeu në polici, adoleshentja ndiqet penalisht

17/06/2014 - 20:58

Durrës, 17 qershor 2014 – 4 ditë më parë iu drejtua policisë së Durrësit për të denoncuar ngacmimin e bërë nga një bashkëfshatar i saj, por tashmë është kthyer vetë në të pandehur.

Pas verifikimeve të bëra nga policia lidhur me denoncimin e bërë nw datw 12 qershor, nga 16 vjeçarja E.E., e cila pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga 40 vjeçari B.J., banor i fshatit Likmetaj, në komunën e Ishmit, ka rezultuar se adoleshentja ka gënjyer gjatë rrëfimit të saj.

Policia, pas hetimeve të ndërmarra për çështjen në fjalë, ka konkluduar se 40 vjeçari nuk e kishte ngacmuar vajzën e re, por gjithçka ishte trilluar nga kjo e fundit.

Në këtë mënyrë, 16 vjeçarja E.E. ka ndryshuar vendin me të paditurin prej saj, pasi tashmë i duhet të përballet me akuzën për “Kallëzim të rremë”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: