Durrës, gjendet në rezervuarin e Spitallës, trupi i pajetë i një 52-vjeçareje

09/07/2013 - 09:50

DURRËS, 9 korrik 2013 - Një grua është gjetur e mbytur një ditë më parë, nga banorë të zonës në rezervuarin e lagjen numër 15 Spitallë Durrës.

Drejt vendngjarjes ka shkuar policia si dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së gruas, banore e zonës.

Viktima është identifikuar me emrin Feruze Stafa, 52-vjeçe, banorë e zonës.  

Nga kqyrja e trupi të pajët, policia bën me dije se nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke hedhur dyshimet se gruaja të jetë vetmbytur në rrethana ende të paqarta.

Trupi i pajë i gruas 52-vjeçare, është dërguar për ekzaminimin e duhur në morgun e spitalit Rajonal Durrës.

Do të jenë mjekët e ekspertizës mjeko-logjore që do të përcaktojnë në orët në vijim shkaqet e vdekjes së gruas së gjetur në ujërat e rezervuarit të Spitallës.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

(VIJON...)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: