Durrës. Në pranga te tragetet dy shqiptarë nga trojet etnike me letra të rreme

26/01/2014 - 15:07

DURRËS, 26 janar 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se shërbimet e policisë kufitare kryen dy arrestime si dhe një procedim në gjendje të lirë për shtetas, të cilët synonin kalimin në mënyrë të kundërligjshme të kufirit blu, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në terminalin e trageteve të portit të Durrësit.

Më 25 janar 2014 ora 23:50 u arrestua Bajram G., 31 vjeç, banues në fshatin Caralluk, komuna Malishevë, Kosovë, i dënuar më parë.

Më 25 janar 2014, rreth orës 21:45, u kap në terminalin e përpunimit të udhëtarëve, duke u orvatur të udhëtonte në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. 

Mbante pasaportë kosovare dhe leje italiane qëndrimi në emër të tij, të cilat dyshohet te jenë të falsifikuara.

Më 25 janar 2014, ora 11:00 u arrestua Arton A., 30 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Më 24 janar 2014, rreth orës 24:00, u kap në terminalin e përpunimit të automjeteve, duke u orvatur të kalonte në Itali Xh. P.-në.

Këtij të fundit i kishte dhënë në përdorim pasaportën e vëllait të tij, A. A., me të cilin kishte ngjashmëri fizike.

Më 25 janar 2014 u kryen veprimet e para hetimore në gjendje të lirë edhe në ngarkim të shtetasit Xh. P., 34 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: