Durrës, pranga mësuesit, nuk ka kallëzuar krimin

04/12/2013 - 21:43

DURRES, 4 dhjetor 2013 - Policia e Durrësit i ka vënë prangat mësuesit të shkollës së mesme profesionale në Shkozet, Thoma Llazari, i cili akuzohet se nuk ka kallëzuar krimin.

Llazari po jepte mësim në orën e praktikës në ofiçinën e shkollës, kur Edrin Varaku qëlloi duke vrarë bashkëmoshatarin e tij, Adriatik Tota.

Por edhe pse ka parë skenën e tmerrshme, mësuesi u ka thënë policëve që nuk di gjë për këtë ngjarje.

Pasi kanë përballur dëshmitë, policia i ka vënë prangat mësuesit, pasi ishte personi përgjegjës që duhej të kallëzonte krimin.

Ndërkohë autori i krimit, Edrin Varaku ka treguar se armën e mbante të fshehur poshtë xhupit.

Ai tha përpara policëve se Adriatik Tota e ofendonte shpesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: