Durrës. Rekord: 1 kalesë e paligjshme për çdo 1,7 km hekurudhë

05/12/2013 - 16:39

Brenda këtij viti në vijën Durrës –Tiranë u regjistruan 34 aksidente, tre prej të cilave me pasojë vdekjen

DURRËS, 5 dhjetor 2013 -  Në çdo 1,7 kilometra rrugë të hekurta është hapur një kalesë e paligjshme për njerëz e automjete, ky është një rekord më vete botëror “ala shqiptar”. Sipas të dhënave zyrtare të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të kompanisë publike “Hekurudha Shqiptare” (HSH) sha, vetëm në vijën Durrës-Tiranë numërohen 120 kalesa të paligjshme. Brenda këtij viti në këtë segment u regjistruan 34 aksidente, tre prej të cilave me pasojë vdekjen. Shpresohet të zhvillohet një aksion për prishjen e tyre. Megjithëse shinat shqiptare janë në “koma”, sërish janë të rrezikshme për jetën e banorëve dhe burim katastrofash.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/ 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: