E rëndë në Durrës, digjet me benzinë një shtetas

Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.