Nga Shefqet Kërcelli

Lamtumirë kolegu, shoku, miku, studiuesi dhe doktor i shkencave Çapajev File…

Mbreme vone me hidherim mesova lajmin per ndarjen nga jeta te kapitenit te rangut te i-re{r}, Çapajev File…

Humbja e tij trishtoi pa mase familjen, shoket dhe koleget e tij detare dhe ushtarake.

Kapiten Çapajev file u lind ne Erseke me 24 prill 1949, ne nje familje patriote dhe arsmidashese.

Mbasi kreu shkollen e mesme te pergjitheshme “Petro Nini Luarasi” ne qytetin e lindjes ne vitin 1967, ai me deshire dhe pasion ju drejtua shkolles se marines ne Vlore, te cilen e perfundoi me rezultate te shkelqyera ne vitin 1970. Lundruesi i ri filloi pune si komandant kateri silurues ne skuadriljen e Sazanit, ne vitin 1972-74, komandant zvenoje,{dyshe katerash} dhe ne vitet 1974-77, shef stervitje ne bazen ushtarako-detare,  bud-in Sazan. Korrekt me detyren, shoket dhe eproret, gjithmone i papertuar, i thjeshte, kembengules, Çapajevi nuk e ndau punen nga studimi, nga kerkimi shkencor ne fushen e detarise shqiptare. Ne vitet 1977-1979, kapiteni perfundoi studimet ne Akademine e Mbrojtjes, ku u kompletua me tej si kuader i larte ushtarak.

Bazuar ne nivelin e tij profesional dhe akademik, kapiteni ne vitin 1979 filloi pune pedagog ne Akademine e Detarise Vlore, ku me zell e pasion transmentoi dijet tek brezat e rinj detare.

Ne vitin 1989, kapiteni rikthehet perseri ne baze, komandant i grupit te anijeve mbiujese luftarake, {aml} ne Kepin e Palit.

Nje kuader i kompletuar si profesionist, teorikisht e praktikisht mund te kryente me sukses cdo detyre qe i ngarkohej.

Keshtu nder vite Çapajevi permbushi me zell detyra si ne institucionet detare ushtarake, ashtu dhe ato civile…i kudo gjendur, i papertuar.

Ne vitin 1990-1991, kapiteni kreu detyren e shefit te Shtabit te Forces Detare, ne momentet kryesore te zhvillimit e transformimit te forces sone detare…detyrat shoqerojne njera-tjetren…

Ne vitin 1991-1992, komandant i sherbimit tone hidrografik. Ne vitin 1992-1993, kapiten i pergjithshem i porteve te Republikes se Shqiperise.

Ne vitin 1993-1994, shef stervitje i bud-it Durres, 1994-1995, specialist i FD ne qendren e doktrinave ne Akademine e Mbrojtjes, 1995-1998, perseri shef i shtabit te Forces Detare, 1998-2001, pedagog per detin ne Akademine e Mbrojtjes, 2001-2003, shef i deges se doktrines ne kds, 2003-2006, punonjes shkencor i FD ne KDS, dhe nga viti 2007-2011, perseri pedagog ne Akademine e Mbrojtjes. ku dhe e mbylli karrieren e tij.

Nje karriere teper e vecante, brilante, e suksesshme, si drejtues e mesimdhenes, dhe kete mund ta bente vetem nje ushtarak e lundrues i afte, i pergatitur, me koken plot, qe rrezatojne dije dhe dituri.

I tille ishte Çapajevi, i thjeshte, komunikues, gjakftohte, i qete, teper argumentues ne urdhrat e detyrat qe jepte, i vecante si drejtues per frymen kolegjiale ne vendimmarje.

Asnjehere puna e tij si lundrues nuk u nda nga puna kerkimore shkencore.

Per vlerat dhe studimet e tij ne tematika te ndryshme per detin nga viti 2005, zoti File mban graden Doktor i Shkencave.

Si nje kuader dhe drejtues bashkekohor, dr. Çapajevi ka kryer kurse te ndryshme per operacionet paqeruajtese ne SHBA dhe Angli. Nderkohe per sherbime te shquara civile dhe ushtarake, kapiteni eshte dekoruar me urdhera dhe medalje te ndryshme nga Kuvendi Popullor dhe Ministri i Mbrojtjes.

Ku medalja e fundit ju dha vitin e kaluar ne 70-vjetorin e lindjes.

Per gati 30 vjet, kapiten Çapajev File ka pergatitur, botuar e publikuar dhjetra punime teoriko-praktike-studimore, perfshire tekste mesimore ne fushen e detit, ku mund te vecojme, “Perdorimi luftarak i n/reparteve dhe, reparteve e njesive te fd”, “Historia e artit ushtarak detar”, “Manuali i organizimit te fd”, “Rregullore e jetes ne anije”, bashkeautor i “Kodit Detar te Republikes se Shqiperise”, bashkeautor ne manuale te ndryshme taktike te luftes ne det, autor i librit “Lufta ne det”,  autor i monografise “Kontrolli i hapesires detare”, autori i tekstit “Operacionet e forcave detare”, etj.

Kapiteni ka bere dhe oponencen e disa doktoraturave me tematike veprimtarine ne det.

Ai inkurajonte te gjithe ato kuadro detare qe shkruanin per detin, duke i keshilluar dhe inkurajuar ne punen studimore shkencore.

Dr. Çapejv File, ka qene anetar i “Rotary International”, district 2090, RC Durres, qe nga viti 1998.

Jeta dhe vepra e kapiten Files eshte e mbushur me ngjarje dhe veprimtari te shumta ne sherbim te FD-së dhe shtetit shqiptar.

Me kete ai ben krenar familjen, shoket dhe koleget qe paten fat te punojne me te, miqte e tij te shumte.

Historia do shkruaje per keta kuadro, qe ja dedikuan jeten dhe punen e tyre detit dhe vendit te tyre, pa pretenduar asgje ne kthim.

Lamtumire kapiten i rangut te I-re Çapajev File!

Ju prehte shpirti ne paqe!

I paharruar qofte kujtimi yt!

*Kolektivi i forces detare, shoqata “Bijte e detit”, shoqata mbarekombetare e detareve “Adrijon”…